Transmetuar më 19-12-2018, 21:47

Mjekët në Texas të Shteteve të Bashkuara kanë mbetur pa fjalë nga një rast i rrallë me një vajzë 11-vjeçare.

Ajo vuante nga një tumor i pashërueshëm, teksa papritur iu zhduk.

E mitura ishte diagnostikuar me një lloj tumori në kokë që ishte gati i pamundur të hiqej edhe me ndërhyrje kirurgjikale.

Prindërit e çuan te shumë mjekë e neurologë, dhe të gjithë konfirmonin lajmin e keq. Sëmundja pritej të vazhdonte me humbje shikimi, humbje të aftësisë për të folur, e deri në bllokim frymëmarrjeje.

Vajza filloi t’i nënshtrohet rrezatimeve dhe kimioterapisë. Prindërit ishin me vajzën te kopshti zoologjik kur morën lajmin se skaneri i fundit tregoi që tumori ishte zhdukur plotësisht. Mjekët nuk e shpjegojnë dot se si është zhdukur në këtë mënyrë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd