Transmetuar më 19-12-2018, 20:29

Ideale për ta filluar ditën mirë është që mëngjesit ta konsumoni përpara orës 10:00.

Ushqimet duhet të jenë të shëndetshme, dhe të pranueshme për stomakun.

Secili ka preference të ndryshme sa i përket shijeve, dhe janë të ndarë mes atyre që pëlqejnë ushqime të kripura dhe atyre që konsumojnë të ëmbla.

Nëse në darkë ushqeheni me ushqime të rënda e të pasura në karbohidrate, niveli i sheqerit do të rritet shpejt e më pas do të ulet furishëm.

Kjo do të thotë se trupi në mëngjes do të kërkojë diçka të ëmbël për të rikthyer balancat.

Nëse ju keni ngrënë një pjatë me makarona në darkë, në mëngjes do të zgjoheni gjithë neps për të ëmbla e çokollatë.

Ndërsa arsyeja përse dëshirojmë ushqime të kripura në mëngjes ka të bëjë me mungesën e sodiumit. /k.k/noa.al/