Transmetuar më 19-12-2018, 19:42

Një “luftë” e re duket se ka nisur mes mazhorancës dhe opozitës, këtë herë për projektin e Unazës së Madhe.

Në një reagim tjetër, Partia Demokratike i ka quajtur qesharakë kryebashkiakun Veliaj dhe ministrin Ahmetaj, të cilët sipas selisë blu synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re.

“Edi Rama detyroi sot Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn të bëhen qesharakë në sytë e shqiptarëve. Duke bërë sikur nuk kuptojnë për çfarë kanë firmosur, ata synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re.

E vërteta, e bazuar në dokumenta është se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës, në mënyrë që Lumi i Lanës të mos prekë tokën ku Edmond Bego do të investojë 60 milionë euro para të pista”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Në reagim, PD  rendit katër çështje për të cilat Rama dhe Veliaj duhet të përgjigjen.

Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi I Lanës në në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego? A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB? A ka regjistruar në hipotekë Edmond Bega pronat për efekt të ndërtimit të pallateve? A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bega?

“Partia Demokratike e ka të qartë se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk mund të përgjigjen dot, sepse janë pjesë e projektit mafioz për pastrimin e parave të pista të krimi”, përfundon reagimi. /k.k/noa.al/

“Unaza e Re”, PD: Rama-Veliaj ndryshojnë rrjedhën e Lanës, për të ndërtuar trafikanti