Transmetuar më 19-12-2018, 19:00

Përbërësi aktiv në shafranin e Indisë është Curcumin, i cili është përbërës që i takon familjes së Zenxhebilit, Ginger. Shafrani përdoret për më shumë se 2500 vjet në Indi, ku në fillim përdorej si një bojë (ngjyrë). Përparësitë mjekësore të kësaj erëze kanë qenë të ngadalshme, por duke evoluar gjatë shekujve.

I njohur gjatë kohës për përparësitë anti-inflamatore të tij, hulumtimi i kohëve të fundit ka zbuluar se shafrani i Indisë është një çudi e natyrshme, duke u dëshmuar i dobishëm në trajtimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore nga kanceri dhe sëmundjes Alzheimer.

Hulumtuesit kanë studiuar këtë erëz të fuqishme për vite me rradhë dhe kanë arritur në përfundimin se enzima aktive, kurkumi, është aq e fuqishme sa që mund të përdoret si zëvendësues i sa e sa medikamenteve mjekësore.

Këtu janë pesë ilaçet që mund t’i zëvendësoni me shafranin e Indisë:

Liptor / Atorvastatin (ilaçet e kolesterolit)

Shafran i Indisë ishte më efektive në reduktimin e inflamacionit dhe stresit oksidativ në pacientët me diabet tip 2

Prozac / Fluoxetine & Imipramine (ilaçet kundër depresionit)

Sipas një studimi të vitit 2011 të botuar në Acta Poloniae Pharmaceutica, curcumini ishte më efektiv sesa Prozac dhe Imipramine në reduktimin e sjelljeve depresive tek kafshët. Mbetet për t’u provuar efekti dhe tek njerëzit!

Metformina (ilaçet e diabetit)

Në një studim të vitit 2009, studiuesit zbuluan se kurkumin është në gjendje të aktivizojë AMPK (një enzimë) e cila rrit përthithjen e glukozës në gjak.

Oxaliplatin ( Kimioterapi)

Studime të tjera kanë treguar se kurkumi është në gjendje të targetojë disa lloje të ndryshme të kancerit, duke përfshirë kancerin e mushkërive, melanoma, kancerin e gjirit, kancerin ovarian dhe kancerin gastrointestinal.Enzimat e fuqishme të kësaj erëze punojnë për të parandaluar shumimin e qelizave të këqija!

Aspirin (holluesit e gjakut)

Për pacientët që janë të prirur ndaj trombozës vaskulare, studimet sugjerojne se shafrani i Indisë mund të jetë një alternativë më e sigurt dhe më natyrale se aspirina.