Transmetuar më 19-12-2018, 18:25

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj i ftuar në rubrikën në “Opinion” në “News 24” foli për protestën e studentëve, e cila sipas tij është tërësisht legjitime. Ai në fjalën e tij u shpreh se kërkesat e studentëve janë të adresuara që nga jetesa e tyre, por edhe tek kërkesat për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.

Ahmetaj shtoi se qeveria dhe ministria është aleati i vetëm i studentëve dhe pas dialogut, ministri tha se qeveria do të fillojë të aplikojë subvencionin për tarifat e Bachelori që nga muaji janar i 2019.

“Protesta  eshtë e pastër natyrale që ka të bëjnë me kërkesa legjitime dhe kanë të bëjnë me përmirësimin e kushtet e jetesës. Por edhe të kushteve të mësimdhënies dhe mësim marrjes, por në thelb të tyre janë edhe tarifat e nivelit të Bachelor.

Ne po presim dialogun. Ne jemi në padurim të plotë për të dialoguar me ta. Tetë pikat janë pika që i takojnë të tashmes dhe të ardhmes, por qeveria me paketën e vet shkon përtej 8 pikave deri në themel.  Ne mund ta fillojmë në varësi të diskutimit mund ta fillojmë menjëherë në janar”, u shpreh Ahmetaj.

Më tej ai theksoi se, “Subvencionimi që do të bëjë qeveria është përtej asaj që kërkojnë studentët. Ne kemi më shumë se 8 pikat. Lutja që bën  kryeministri, maxhoranca në vijimësi është treguesi i vetëm  se aleati i vetëm i  studentëve është qeveria dhe pjesa tjetër kërkon të abuzojë me studentët. Ne kërkojmë një zgjidhje afatgjatë, kalon këtë vit, vitin tjetër dhe shkon tek e ardhmja.