Transmetuar më 19-12-2018, 18:14

Edhe pse ende shumë i vogël dhe ndoshta nuk e di se me çfarë po e përball jeta, atë nuk mund ta ndalë asgjë të interpretojë disa nga lëvizjet e Mbretit të Popit.

Vogëlushi Solomon Haufano, dhimbjen që i jep kimioterapia, duket se ka vendosur ta kalojë duke kërcyer nën ritmet e këngëve të Michael Jackson si “Bad”, “Billie Jean” dhe “Beat it”, teksa ka të veshur kostumin e Spiderman.

Edhe pse i sëmurë me kancer, 5 vjeçari është i vendosur të mos lejojë asgjë të ndikojë në jetën e tij. Video e tij është bërë virale në internet.

Për shumë persona 5-vjeçari është shembull i një personi që nuk lejon sëmundjen vdekjeprurëse të kancerit, ta pengojë të jetë i lumtur. Solomon ka marrë përkrahjen e të gjithëve, të cilët i urojnë që një ditë ta shikojnë të performojë në skenë.