Transmetuar më 19-12-2018, 16:50

Kemi parë pemë Krishtlindjesh nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet këtë fundvit, por ajo e 50 Cent na la pa fjalë.

Në vend të lodrave dhe zbukurimeve që vendosin të gjithë në pemë, reperi i famshëm ka zgjedhur të vendosë këpucët e ish të dashurës dhe nuk ishin këpucë dosido, por Louboutin.

Ka qenë vetë këngëtari ai që ka publikuar më pas pemën e cuditshme në Instagram të cilën e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim ironik për ish-in e tij.

“Nuk mund të gjeja topat e pemës time, kështu që gjërat e ish-it tim bënë punë. Po, iu desh të largohej me ato që kishte ardhur”, -ka shkruar.

Disave u është dukur argëtuese kjo gjë, ndërsa disa të tjerë e kanë quajtur të tepruar./b.l/noa.al/