Transmetuar më 19-12-2018, 16:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin liqenor të Pogradecit, ku ka humbur jetën një minator.

Burime nga policia bëjnë me dije se tek miniera e kromit në fshatin Pojskë, dyshohet se si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor, në një prej galerive është bllokuar dhe ka gjetur vdekjen një nga punonjësit e minierës.

Bëhet fjalë për shtetasin V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj të Pogradecit.

Nga ana e Policisë, po kryhen veprimet proceduriale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd