Transmetuar më 19-12-2018, 14:43

Deri dy vite më parë, jeta e tij kishte pritshmëri shumë të pakta dhe vështirësi të mëdha me të cilat hasej çdo ditë.

Një 33-vjeçar rus Valery Spiridonov, është njeriu i parë në histori, i cili iu nënshtrua një transplanti koke duke marrë kokën e një tjetri, ndërhyrje e realizuar nga doktori Sergio Canavero, një neurokirurg i cili prej vitesh jeton dhe punon në Kinë.

Aktualisht Valery jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i lumtur, ka një grua të bukur dhe rreth dy muaj më parë, u bë baba për herë të parë.

Historia e Valery u raportua nga mediat amerikane, ndërkohë që burri vuan që nga lindja nga sëmundja e Werdning-Hoffmann, një sëmundje e rëndë muskulore, e cila nuk jep shumë shpresa për të jetuar gjatë.

Për të mbijetuar, Valery pranoi që ti nënshtrohej një transplanti historik, “Nuk kisha asgjë çfarë të humbja, ndaj i besova doktor Canavero. Fatmirësisht operacioni rezultoi i suksesshëm dhe unë jam mirë”.

Valery Spiridonov, ekspert informatik 33 vjeç, prej kohësh jeton në Florida, SHBA.

Dy muaj më parë ai u bë baba, si fryt i martesës me Anastasia Panfilova.

Valery thotë se, “Ka vetëm një gjë që më mundon, i jam shumë mirënjohës doktorit për atë që bëri për mua, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”. /a.y/noa.al