Transmetuar më 19-12-2018, 13:03
Foto ilustruese

Një aksident fatal është shënuar ditën e sotme, ku një fëmijë i vogël ka humbur jetën.

Në aksin rrugor Bajram Curri-Shoshan të Tropojës, ka humbur jetën fëmija F.P., 11 vjeç, banues në fshatin Koçanaj.

I mituri dyshohet të jetë aksidentuar nga një automjet, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se shkaktari i aksidentit pas përplasjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi ku po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes. /a.y/noa.al