Transmetuar më 19-12-2018, 12:00

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në sallën ku dikur mblidhej Këshilli i Lartë i Drejtësisë, u zgjodh sot kryetari i këtij institucioni.

Në krye të KLP, u zgjodh Genti Ibrahimi me shtatë vota pro, i cili vjen nga bota akademike në radhët e pesë të zgjedhurve jo magjistratë.

Mbledhja u drejtua nga gjyqtari Nurihan Seiti, ndërsa e pranishme është edhe kryeprokurorja Arta Marku. Në vijim do të zgjidhet edhe zv.kryetari i KLP.

Sakaq javën e kaluar u zgjodhën edhe anëtarët e këtij institucioni.

Tre anëtarët e KLP-së nga prokuroritë e shkallëve të para

Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës.

Ndërsa nga prokuroritë e rretheve është zgjedhur prokurori i Elbasanit, Besnik Cani.

Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesit:

Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë;

Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër.

Kosta Beluri. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd