Transmetuar më 19-12-2018, 10:25

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen në ngarkim të deputetit socialist Erion Braçe, pas padisë së bërë ndaj tij nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Kjo pasi Duka kishte bërë padi ndaj deputetit socialist nën akuzën e shpifjes.

Pushimi i çështjes u bë për shkak se paditësi, Armand Duka nuk u paraqit në seancën e sotme.

Duka e paditi Braçen për shpifje dhe dëmtim imazhi, pas deklaratave dhe publikimeve të tij në rrjetet sociale.

Mes një sërë akuzash, Braçe e akuzonte kreun e FSHF-së, edhe për mospagim detyrimesh.

Po ashtu deputeti socialist në akuzat e tij i cilësonte drejtuesit e FSHF, si llum i shoqërisë. /a.y/noa.al