Transmetuar më 19-12-2018, 09:43

Karri Carberry, 19 vjeçe, shkoi për të dëgjuar në koncert grupin e rokut ‘Three Days Grace’, në Edmonton, të Kanadasë. Por për herë të parë ajo mori me vete edhe të atin.

Kur grupi nisi të këndojë këngën “Just like you”, vajza nisi ta këndojë këngën me gjuhën e shenjave pasi i ati është shurdh.

Një vajzë e fuksoi gjithë skenën emocionuese dhe e publikoi videon në Facebook.

Këto momente u panë më shumë së 17 milionë herë, duke bërë xhiron e botës.

Por edhe vetë grupi komentoi duke shkruar, “Kjo është gjëja më cool dhe e ëmbël në rrjet në ditët e sotme!” /a.y/noa.al