Transmetuar më 19-12-2018, 08:26

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë, me rastin e Bashkim Sefës dhe familjes së tij në Kukës.

“Pa koment për këtë videorrëfim nga jeta reale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, teksa publikon video.

Në pamje tregohet se pas vizitës së parë të Kryeministrit më 31 dhjetor në shtëpinë e shkatërruar të tyre, më 16 dhjetor, ata kanë hyrë në shtëpinë e re të rindërtuar nga e para.

Po ashtu Rama ju ka bërë edhe dhurata fëmijëve të vegjël.

Familja e Bashkimit përbëhet nga tetë anëtarë, dhe së shpejti kësaj familjeje do t’i vijë edhe një pjesëtar i ri, pasi e shoqja është në pritje të fëmijës së shtatë.

Po ashtu Bashkimit i është gjetur dhe punë. /a.y/noa.al