Transmetuar më 18-12-2018, 21:57

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se njëri ndër shkaqet kryesore që solli ngritjen në bllok të studentëve, mbetet mungesa e theksuar e punësimit të të rinjve.

E ftuar në emisionin “Dritare”, Kryemadhi tha se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se mijëra studentë që ishin të punësuar në call center-a, tashmë të papunë, janë përballur me tarifa që ata s’mund t’i përballojnë.

"Gjithmonë do të gjejë një fajtor, mendon se Monika bën protesta me studentët, se korrupsioni e varfëria vijnë prej saj…

Edhe FRESSH ka pjesën e saj përbërëse në protestë, nuk është diçka e habitshme. Të gjithë mendojnë se është protestë partiake, aty kemi të bëjmë me një protestë politike.

Mos harroni se sot studentët i ndjejnë tarifat sepse tashmë mijëra prej tyre nuk punojnë më në call center-a. Sot studentët janë shumë herë më të varfër."-tha Kryemadhi./a.k/noa.al/