Transmetuar më 18-12-2018, 19:31

Të shumtë janë personat që vuajnë nga pagjumësia për arsye të ndryshme.

E megjithatë, ka disa mënyra shumë efikase, të cilat nëse i përdorim mund të përmirësojnë gjendjen e gjumit tonë.

Rregulli numër një: mos konsumoni për asnjë arsye ushqim të rëndë para se të bini të flini, pra në vaktin e darkës.

Vështirësoni tretjen në këtë mënyrë dhe trupi juaj duke nisur prej stomakut, nuk do të ndjejë rehati.

Eliminoni në këtë mënyrë yndyrat e tepërta, apo edhe ato të cilat përmbajnë tiroksinë, një aminoacid i cili vepron si një stimulues i proceseve mendore, i cili gjendet në ushqime si mishi.

Kategorikisht duhet të evitoni edhe pijet alkoolike, apo pijet që përmbajnë kafeinë, kafeja apo çaji. Edhe patatinat, çokollatat janë ushqime që shkaktojnë një efekt zgjues, ndaj evitojini para se të flini gjumë. /k.k/noa.al/