Transmetuar më 18-12-2018, 18:53

Kunsumimi i sheqerit gjatë shtatëzanisë mund të ketë pasoja serioze për bebin tuaj sipas një studimi të ri. Ky studim zbuloj se nënat që konsumonin nga 80 deri në 350 gram sheqer në ditë gjatë statëzanisë, kishin më shumë mundësi që të lindnin një bebe me alergji dhe astmë.

Studimet e kaluara e kanë lidhur astmën me konsumin e lartë të sheqerit nga vetë fëmijët por ky është studimi i parë që sygjeron se dhe konsumimi i sheqerit nga nëna gjatë shtatëzanisë mund të jetë një shkaktar.

Epidemia dramatike e astmës ka 50 vjet që përhapet në vendet e perëndimit tha për CNN, bashkautorja e këti studimi Annabelle Bedard, Profesore në Universitetin Queen Mary në Londër.

Një ndryshim në dietë mund të jetë zgjidhja e këtij problemi. Ky studim analizoi të dhënat nga 8956 çifte nënë fëmijë. Nga këto të dhëna, Bedard zbuloi se fëmijët e lindur nga nënat që konsumonin shumë sheqer kishin 38 % më shumë mundësi të lindnin fëmijë me një tip alergjie dhe 10 % më shumë mundësi për të zhvilluar astmë dhe të paktën një alergji lëkure.

Bedard dhe kolegët panë disa variabla të ndryshme por duke qenë se studimi ishte thjesht vëzhgues ata nuk mund të thonë me saktësi se konsumi i sheqerit gjatë shtatëzanisë është shkaktari për këto alergji. Por mund të thonë që ekziston një lidhje që duhet të studiohet më gjerë.