Transmetuar më 18-12-2018, 18:46

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, i akuzuar për trafik droge.

I cilësuar si udhëheqësi i trafikut ndërkombëtar të drogës në shtetin fqinj, 57-vjeçari u arrestua nga një operacion i policisë greke.

I arrestuari ka poseduar dhe qarkulluar sasi të mëdha kokaine, kryesisht në Selanik.

Gjatë një kontrolli të kryer në shtëpinë e tij në zonën e Ambelokipit, u gjetën dhe konfiskuan më shumë se 1.3 kg kokainë, substanca tretëse të lëngshme, preparate farmaceutike.

Po ashtu, në banesë kishte një shumë prej 2 mijë eurosh, telefona celularë dhe mjete të tjera.

Për momentin nuk bëhet publik identiteti i tij për shkak se hetimet vijojnë. /k.k/noa.al/