Transmetuar më 18-12-2018, 17:53

Kryetari i Partisë Demokratike ka paralajmëruar se do të publikojë nesër dokumente të tjera që vërtetojnë aferën korruptive te Unaza e Re.

I pranishëm në protestën e banorëve, Lulzim Basha tha se aty është parashikuar që të ndërtohen pallate përmes lejeve korruptive.

Dhe përgjegjës për këtë, sipas tij, janë Rama dhe Veliaj.

“Nesër PD do të publikojë një pjesë tjetër, po kaq të errët korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, por së bashku me krimin e organizuar kërkon të ndërtojë pallate shumë katëshe.

Nesër do të tregojmë se si Rama e Veliaj ndryshuan planin urbanistik për t’i dhënë Edmond Begos leje për të ndërtuar mbi rrënojat e shtëpive tuaja.

Një njeri i dënuar për trafik droge, do të ndërtonte pallate shumëkatëshe, për të pastruar paratë e drogës”, tha Basha.

Basha akuzoi Prokurorinë se hesht përballë kësaj situate, duke deklaruar se organi i akuzës është kapur nga qeveria. /k.k/noa.al/