Transmetuar më 18-12-2018, 17:25

Zhvillimet e fundit në vend duket se kanë lënë në hije një prej reformave më të rëndësishme, siç është ajo zgjedhore.

Në një reagim, deputeti i PD-së, njëherazi bashkëkryetar i komisionit të reformës, tha se PS po përpiqet t’i vendosë minat kësaj reforme.

“Me paraqitjen e draftit të njëanshëm  të amendamenteve të Kodit Zgjedhor, PS në mënyrë të përsëritur po minon reformën zgjedhore. Ky akt tregon qartë se i vetmi qëllim i PS është të sabotojë reformën zgjedhore”.

Sipas tij, “asnjë përpjekje nuk është bërë nga qeveria për të zgjidhur problemin e 1.4 milion letërnjoftimeve që u skadon vlefshmëria deri në ‎datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019, që përbën shumicën dërrmuese të zgjedhësve aktive”.

Bylykbashi nënvizon se minat që PS po i vë sot reformës zgjedhore, synojnë të fshehin mosveprimin e qëllimshëm të saj për këto probleme.

Dhe për të synimi është i qartë, “pa një reformë konsensuale, qeveria fsheh përgjegjësitë e saj dhe mbron vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve”. /k.k/noa.al/