Transmetuar më 18-12-2018, 17:23

Është thënë shumë herë që kjo perime lidhet me shikimin dhe këtu ka diçka të vërtetë të provuar nga studiuesit.

Karotat janë të pasura me beta-karoten, e cila konvertohet në vitaminë A në mëlçi. Vitamina A transformohet në retinë, në rhodopsin, një pigment ngjyrë vjollcë e nevojshme për shikimin.

Por përveç shikimit, karrota ofron edhe shumë përftime të tjera shëndetësore:

– Karota hap oreksin dhe rrit sekretimin e lëngjeve gastrike. Është një terapi mjaft e mirë kundër koliteve, irritimeve të zorrëve dhe ulçerave të stomakut.

– Aftësitë diuretike të karotës e mbrojnë fshikëzën e urinës nga infeksionet.

– Karota ka aftësi dizintoksikuese, të cilat ndihmojnë ata persona që vuajnë nga aknet në fytyrë dhe ekzamat.

– Një veti e mrekullueshme e lëngut të karotës, është se ai ndihmon në jashtëqitjen e sekrecioneve të mushkërive (gëlbazave), duke e lehtësuar kështu organizmin në raste bronshitesh apo gripi.

– Një gotë lëng karotash gjysmë ore para mëngjesit, ndihmon organizmin e fëmijëve që vuajnë nga parazitët e zorrëve.

– Karota ka edhe një tjetër të mirë pasi i fal shëndet dhe gjallëri lëkurës./b.l/noa.al/