Transmetuar më 18-12-2018, 15:23

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një shkresë zyrtare i ka bërë thirrje Prokurores së Përgjithshme, Arta Markut, për të pezullohen punimet tek Unaza e Re.

“Kërkojmë nga ana juaj marrjen e masës së pezullimit të punimeve në të gjithë projektin e Unazës së Re deri në sqarimin përfundimtar të rrethanave të kësaj çështjeje”, shkruhet në shkresë.

Kjo kërkesë vjen pas skandalit me tenderin e Unazës së Madhe, ndërsa LSI kërkon tashmë nga kryeprokurorja pezullimin e punimeve  në të gjithë  projektin e  Unazës së Re deri në sqarimin  përfundimtar të rrethanave të kësaj çështjeje.

Ndrkohë më herët në një takim me Lëvizjen e Gruas Socialiste për Integrim, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi apeloi prokuroren e përgjithshme Arta Marku të hetojë megaskandalin e Unazës së Madhe.

“I bëj thirrje Arta Markut si grua dhe si nënë, që sot ajo është përballë opinionit publik, përballë opozitës e ndërkombëtarëve të tregojë se vlerat e një gruaja janë më të forta se të institucioneve e tundimi e paraja. Ajo sot duhet të jetë e sinqertë me veten e saj, me fëmijët e saj me gratë shqiptare. Hetoje si burrneshë nëse je burrnesh se sot ke shansin për ti dhënë emër grave dhe vajzave shqiptare.”- deklaronte Kryemadhi më 8 dhjetor.