Transmetuar më 18-12-2018, 14:29

E ëma u nda nga jeta për shkak të një tumori, por dhimbja për humbjen ishte aq e madhe sa që modelja dhe aktorja angleze Cady Stewart, i dha fund jetës, duke pirë një grusht me ilaçe.

Vajza 33-vjeçare i dha fund jetës në muajin qershor, por vetëm të premten e kaluar nga hetimet e thelluara, u konfirmua e vërteta e vdekjes së saj.

Cady kishte humbur të ëmën Sharon në nëntor të vitit 2017, e cila u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare, pas muaj të tërë vuajtjeje, si pasojë e kancerit të gjirit.

Që nga ai moment vajza ra në depresion dhe nuk e mori më veten, madje dhe herë të tjera ishte shtruar në spital me mbidozë ilaçesh, deri kur u gjet në apartamentin e saj e vdekur, në Droylsden, të Greater Manchester.

Ajo kishte lënë një letër ku iu kërkonte miqve të saj, që të kujdeseshin për qenin Bella.

Policia hetoi për muaj me radhë për të verifikuar nëse bëhej fjalë për vetëvrasje, apo fshihej diçka tjetër, shkruan noa.al. Por rezultatet e autopsisë, ekspertizës së thelluar dhe hetimeve, dolën në përfundimin se 33-vjeçarja kishte gjetur vdekjen nga mbidoza e ilaçeve, duke mos pranuar dot humbjen e së ëmës. /a.y/noa.al