Transmetuar më 18-12-2018, 13:44

Vesi i çuditshëm i të nuhaturit të çorapeve çdo darkë, i kushtoi shtrenjtë.

Kjo pasi për shkak të ritualit të tij të dëmshëm, u detyrua që të shtrohej me urgjencë në spital.

Historia e pazakontë vjen nga Kina, nga provinca e Zhengzhou, ku një burrë u shtrua në spital gjatë javës së kaluar për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Gjithçka për shkak të krijimit të kërpudhave në organizëm, për shkak se nuhaste çorapet e pista çdo mbrëmje kur kthehej në shtëpi.

Kjo pasi burri çdo natë pasi hiqte çorapet i nuhaste mirë, para se ti hidhte për të larë.

Këtë gjë e bënte prej kohësh, deri kur nisi të ndihej keq dhe mjekët i diagnostikuan një infeksion të rëndë në mushkëri, shkruan noa.al.

Mjekët dyshojnë se mund të kenë qenë mikroorganizmat e çorapeve të ndotura ato që kanë shkaktuar infeksionin e rëndë. /a.y/noa.al