Transmetuar më 17-12-2018, 21:07

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në  teksa ka folur për protestën e studentëve, tregoi se  tek Unaza e re do të plasë një skandal i radhës.

Basha tha se  deri pasnesër do të dalin emri dhe mbiemra të eksponentëve të krimit, që janë përfshirë në këtë aferë.

"Po u bëj një paralele mes Universitet dhe Unazës së Re.

Tek Unaza po bëhet një vjedhje tjetër, pasi Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, për të ndërtuar aty pallate dhe për të pastruar paratë e krimit.

Eksponentët të krimit të organizuar, me emër dhe mbi emër. Nesër maksimumi pasnesër do të plas një skandal i madh. Në këto moment të po flasim po falsifikojnë lekët por nuk kanë nga shpëtojnë."- tha Basha.