Transmetuar më 17-12-2018, 18:16
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Ai është një 19-vjeçar që u ndalua nga karabinierët në periferi të qytetit, në provincën e Marecchiese.
Gjithçka erdhi nga lëvizjet e dyshimta të një takise që kishte i riu shqiptar.
Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur rreth 270 gram kokainë e ndarë në katër pjesë.
Policia nuk u mjaftua me kaq por ushtroi kontrolle edhe në banesën e tij ku u gjet një shumë prej15 mijë euro të fshehura në një lavatriçe, të konsideruara si të ardhura nga trafiku i drogës.
Droga dhe paratë janë sekuestruar, ndërsa i riu është vendosur nën arrest. /k.k/noa.al/