Transmetuar më 17-12-2018, 17:56

Ndodh që synimet që njerëzit vendosin për jetën e tyre, edhe në moshë madhore, të realizohen.

Pasi rriti 5 fëmijë dhe doli në pension në moshën 77-vjeçare nga puna e saj si sekretare, Janet Fein mori një vendim shumë të guximshëm.

Fein iu rikthye shkollës dhe në moshën 82-vjeçare arriti synimin e saj duke marrë një diplomë bachelor nga Universiteti i Teksasit në Dallas.

"Nuk kisha asgjë për të bërë kur dola në pension", tha Fein, e cila u diplomua në sociologji.

Ajo mendoi se do t’i bënte mirë të lexonte dhe të shkruante.

"Mësova shumë dhe kjo më bëri të lumtur", u shpreh e sapodiplomuara.

Fein mori pjesë në një program shtetëror në Teksas që u lejon njerëzve të moshës 65 vjeç e lart të marrin deri në gjashtë orë leksione pa pagesë në universitetet publike në Teksas. /k.k/noa.al/