Transmetuar më 17-12-2018, 17:23

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka adresuar akuza të forta në drejtim të Kryeministrit Rama, të cilin e ka quajtur të korruptuar dhe pa diplomë universitare.

Përmes një statusi në Facebook, Nishani ka shkruar se Rama “është kryeministri i vetëm pa një Diplomë Universitare që nga koha kur në Shqipëri u rrëzua diktatura komuniste dhe u vendos sistemi demokratik pluralist politik”.

Kjo revoltë e ish-kreut të shtetit vjen në një kohë kur situata mes studentëve dhe qeverisë është e ndezuur.

“Asnjë argument dhe arsyetim normal prej këtij kryeministri kundër kërkesave të studentëve”, shkruan Nishani.

Ai shprehet i bindur kur shkruan se “studentët as kompleksohen, as përçahen e as tërhiqen nga propaganda e një njeriu që as nuk e njeh, as nuk e kupton e as i afrohet dot jetës universitare studentore”, /k.k/noa.al/