Transmetuar më 17-12-2018, 15:41

Ish i dashuri i Ariana Grande-s, aktori Pete Davidson ka publikuar një mesazh shqetësues në Instagram, ku ka paralajmëruar vetëvrasjen.

Të shumta kanë qenë komentet që kanë vërshuar në këtë postim, ku shumë i kanë ofruar mbështetje dhe ndihmë aktorit.

Pak kohë pas këtij postimi, ai ka çaktivizuar llogarinë e Instagramit, ndaj fansat dhe miqtë e tij janë të shqetësuar për gjendjen mendore të aktorit.

“Nuk dua të jem më në këtë botë. Po bëj maksimumin tim për të qëndruar me ju, por nuk e di sa mund të duroj. Gjithçka që kam bërë, ka qenë të ndihmoja njerëzit. Kujtoni që ju paralajmërova”, – ka shkruar Pete, citon noa.al.

Ai është diagnostikuar me çrregullime të personalitetit dhe ka folur hapur për këtë gjë në publik.

Po ashtu, pas ndarjes nga Ariana Grande, Davidson është shprehur se ka qenë viktimë e bullizmit nga njerëzit në internet.

Policia ka gjetur vendndodhjen e aktorit dhe po ashtu, miqtë e tij po i qëndrojnë pranë. /noa.al/