Transmetuar më 17-12-2018, 15:19

Spinaqi është ndër ushqimet më të shëndetshme për shkak se përmban shumë vitamina dhe minerale që ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe ofrojnë një mori përfitimesh ushqyese.

Spinaqi po ashtu është ndër perimet më të përdorura në kuzhinë.

Por përveçse kombinohet me shumë ushqime, spinaqi ofron këto përfitime shëndetësore.

Spinaqi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit.

Kur këto bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve.

Gjithashtu reduktojnë nivelin radikaleve të lira në trup, si dhe luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e dëmit të shkaktuar nga radikalet e lira, shprehen mjekët.

Spinaqi është po ashtu i shkëlqyer për shëndetin e syve. Mbron nga sëmundjet e syve të shkaktuara nga plakja, siç është degjenerimi molekular.

Vitamina A ruan shëndetin e lëkurës dhe syve. Konsumimi i ushqimeve të freskëta të cilat janë të pasura me vitaminë A mbrojn trupin nga krijimi i kancerit të zgavrës së gojës dhe ai i mushkërive.

Spinaqi përmban edhe vitaminën K. Vetëm 100 gramë spinaq i freskët ofron sasinë kryesore të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës K.

Vitamina K forcon kockat e trupit tonë, ndërsa shkencëtarët kanë konstatuar se mund të luajë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.

Kjo perime me gjethe të gjelbra është kombinim i shkëlqyeshëm i kompleksit të vitaminave B, siç është vitamina B6, tiamina (B1), riboflavina, acidi folik dhe niacina. Acidi folik mund të parandalojë krijimin e çregullimeve të lidhura tek bebet.

Spinaqi është i pasur me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, zinku dhe bakri.

Kaliumi është i rëndësishëm për furnizimin e qelizave me ujë, rregullon punën e zemrës dhe tensionin e gjakut, mangani dhe bakri janë për përmirësimin e veprimit të antioksidantëve.

Bakri është i nevojshëm për trupin për të prodhuar ruazat e kuqe të gjakut.

E pra, me kaq shumë përfitime nuk ka sesi të mungojë spinaqi në tryezat tuaja. /b.l/noa.al/