Transmetuar më 17-12-2018, 13:24

Zhvillonin një stil jete shumë të shtrenjtë, duke bërë vazhdimisht udhëtime luksi, por dy pensionistë përfunduan në prangat e policisë gjatë javës së kaluar.

Sue dhe Roger Clarke, 70 dhe 72 vjeç, udhëtonin me anije kroçerë, duke vizituar plazhe përrallore, por nuk iu kishin shpjeguar kurrë miqve të tyre, se kush ishte origjina e pasurisë.

Por pushimet e fundit të tyre përfunduan para kohe, duke qenë se ata u kapën me 9 kilogramë kokainë. Dy pensionistët anglezë e kishin bërë rrugë fshehjen e drogës në bagazh për të udhëtuar nga Anglia drejt Spanjës dhe Karaibeve.

Çdo vit zhvillonin mesatarisht gjashtë udhëtime me kroçerë, duke u munduar që të mos ngjallin dyshime.

Dy të moshuarit ishin arrestuar edhe në vitin 2003 të kapur me një sasi të vogël lënde narkotike, por ishin liruar me kusht. Por pak kohë më vonë ata u përfshin në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, shkruan noa.al.

Në fakt udhëtimet e tyre të luksit, nuk kishin në plan të parë pushimet, se sa transportimin e kokainës nga një kontinent në tjetrin. Burri linte gruan për disa minuta vetëm sapo niseshin me kroçerë, për t’iu bashkuar asaj pak minuta më vonë me disa valixhe të mëdha, brenda së cilave fshihej dhe lënda narkotike. /a.y/noa.al