Transmetuar më 17-12-2018, 11:50

Këtë ditë, sigurisht që ky djalë me biçikletë ka për ta mbajtur mend gjatë.

Sepse momentet kur i shpëtoi për qime vdekjes së tmerrshme, ishin aq fatlume, sa ia doli pa asnjë dëmtim.

Ndodhi në Holandë, teksa i riu hipur mbi një biçikletë, kalon traun e mbyllur dhe pret rreth një metër para trenit të mallrave që po vinte me një shpejtësi të ulët.

Teksa ky tren largohet, personi mbi biçikletë përshkon ato shina, por te të tjerat përbri vjen me shpejtësi të lartë një tren udhëtarësh.

Pamjet u publikuan nga autoriteti holandez i hekurudhave e kërkesën që njerëzit të sensibilizohen për të mos kryer veprime të tilla.

Shikoni videon si arrin të shpëtojë… /noa.al/