Transmetuar më 17-12-2018, 11:38

Një fëmijë i cili kishte vetëm një muaj që kishte ardhur në jetë, gjeti vdekjen tragjikisht, pasi u sulmua egërsisht nga dy qentë e familjes.

Për disa javë, i mituri luftoi në spital, po për shkak të plagëve të marra gjeti vdekjen.

Sakaq prindërit e vogëlushit anglez Reuben McNulty, u arrestuan nga policia për neglizhencë, ndërsa më tej u lanë të lirë.

Ngjarja tragjike u shënua rreth një muaj më parë më 18 nëntor, ku fëmija luftoi fort në spitalin e Addenbrooke, të Cambridge, për të gjetur vdekjen të enjten e lënë pas.

Qentë sipas deklarimeve të familjarëve, nuk kishin shfaqur asnjëherë shenja agresiviteti.

Babai i vogëlushit, i trajtonte dy qentë si të ishin fëmijët e tij dhe nuk e kishin imagjinuar kurrë një dramë të tillë, shkruan noa.al.

Pas ngjarjes tragjike, qentë u dërguan në një qendër për kafshët, ku pritet të vendoset se çfarë do të bëhet me ta. /a.y/noa.al