Transmetuar më 17-12-2018, 10:13

Duket se vera, birra dhe çokollata kanë një sërë dobish për organizmin e njeriut, aq sa cilësohen si përbërës kyç për jetëgjatësi. Kjo pasi personat që pëlqejnë këto tre produkte, janë të prirur që të jetojnë më shumë.

Një studim i drejtuar nga profesoresha Joanna Kaluza, e Universitetit të Varshavës në Poloni, ka zbuluar se këta persona kanë 20% më pak mundësi për të vdekur më herët se sa personat që hanë mish të kuq, pinë pije me gaz dhe konsumojnë ushqime të gatshme.

Kjo pasi vera, birra dhe çokollata janë të lidhur me praninë e një sërë antioksidantësh natyralë.

Studimi u zhvillua në një kampion prej 68 mijë pjesëmarrësish me moshë nga 45 deri në 83 vjeç, ku u monitorua regjimi i tyre ushqimor.

Kështu rezultoi se personat që konsumonin ushqime antiinflamatore si verë, birrë dhe çokollatë rrezikonin 20% më pak që të vdisnin prej sëmundjeve kardiovaskulare dhe 13% më pak prej kancerit, shkruan noa.al.

Përveç frutave dhe perimeve, këshillohen për tu konsumuar edhe buka integrale, djathi me përqindje të paktë yndyre, vaji i ullirit dhe arrat. /a.y/noa.al