Transmetuar më 17-12-2018, 07:59

Kripa e jodizuar- Është një element shumë i rëndësishëm për funksionimin e tiroides. Pa jod, tiroidja jonë nuk arrin që të ndihmojë hormonet që të funksionojnë siç duhet.

Lakrat jeshile– Brokoli, lulelakra dhe gjithë lakrat e kësaj familjen, ndihmojnë në funksionimin e tiroides, pasi janë të pasura me vitamina. Këshillohet që ti hani të gjalla ose të pjekura me avull.

Spinaqi- Shumë persona që vuajnë nga hipertiroidizmi mund të bëhen anemikë, për pasojë mund të kenë mungesë hekuri. Kështu që spinaqi është një element thelbësor që ju vjen në ndihmë. Aq më mirë, nëse e shoqëroni edhe me një gotë lëng portokalli, për shkak se hekuri thithet më mirë, nëpërmjet vitaminës C.

Arrat– Arrat janë të pasura me acide yndyrore omega 3, të cilët ndihmojnë në reduktimin e inflamacioneve. Por mos e teproni! Në ditë mund të hani deri në 6 kokrra arrë.

Sardelet- Janë të pasura me hekur, selen dhe omega 3 dhe për pasojë ndihmojnë në funksionimin e tiroides, shkruan noa.al.

Vezët- Vezët janë shumë të pasur me jod, ndaj nuk duhet të mungojnë tek gjithë ato persona që vuajnë nga tiroidet.

Kosi– Kosi përmban një sasi të konsiderueshme jodi, ndaj i shoqëruar me luleshtrydhe dhe boronicë, garanton një sërë dobish. /a.y/noa.al