Transmetuar më 16-12-2018, 16:03

Orët e fundit para lindjes, 22-vjeçarja Kamini Chachi po i priste me ankth dhe njëkohësisht me lumturinë e madhe të të bërit nënë.

Ajo do të sillte në jetë në spitalin shtetëror Sonavala të qytetit Botad në rajonin Gujarat të Indisë fëmijën e saj.

Por nuk e dinte se do të binte në dorën e një mjeku të papërgjegjshëm, i cili u fut i dehur në operacion dhe i mori jetën nënë e bijë.

Paresh Lakhani

Mjeku Paresh Lakhani, me mbi 15 vjet eksperiencë, shkoi në sallën e ndërhyrjeve kirurgjikale i dehur, teksa kishte rrëkëllyer disa gota alkool.

Në sallë, do të kryente një ndërhyrje çezariane, pasi nëna 22-vjeçare do të sillte në jetë fëmijën e saj.

Pas ndërhyrjes që u bë nën avujt e alkoolit, foshnja vdiq dhe kaluan vetëm pak orë që të ikte nga kjo botë dhe e ëma, Kamini Chachi.

Autoritetet indiane, raportuan orët e fundit se në këtë ngjarje që ndodhi pak javë më parë më 26 nëntor, faktor negativ ka qenë alkooli. Mjeku iu nënshtrua testit dhe doli pozitiv.

Shefi i policisë lokale, Harshad Mehtaëri të ditur se hetimi nxori se kryerja e operacionit ndërsa ishte i pirë, solli tragjedinë e dyfishtë. /noa.al/