Transmetuar më 16-12-2018, 12:54

Ndonjëherë nuk ndihemi mirë me veten dhe arsyeja më e shpeshtë për sa i përket shëndetit është ajo e fryrjes së barkut.

Por kush janë produktet ushqimore që shkaktojnë fryrjen e barkut?

Brokoli, lakra, lulelakra: Këto perime përmbajnë rafinosse, një lloj sheqeri që mbetet i patretur derisa bakteret e fermentojnë atë dhe ky proces prodhon gaz.

Bishtajoret: Perimet si thjerrëzat apo fasulet përmbajnë sheqerna dhe fibra që trupat tanë s’i absorbojnë dot. Kështu që kur ato mbërrijnë në zorrën e hollë, bakteret hyjnë në punë për t’i fermentuar ato.

Produktet e qumështit: Enzimat që bëjnë të mundur shpërbërjen e laktozës ndikojnë në fryrjen e barkut.

Mollët: Mollët përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, të cilat shumë njerëz nuk i tolerojnë. Si rezultat shkaktojnë gaz dhe ndjesi fryrjeje.

Ndërsa ushqimet që mund t’ju ndihmojnë me këtë problem janë:

Kastravecat: Ashtu siç i përdorim për të reduktuar fryrjen poshtë syve, mund t’i përdorim e dhe për fryrjen e barkut.

Bananet: parandalojnë mbajtjen e ujit dhe rregullojnë nivelet e sodiumit.

Xhinxheri: ndihmon tretjen, qetëson sistemin e tretjes dhe relakson muskujt e traktit të tretjes.

Çaji me mente dhe kamomil: mund ta përdorni pas vaktit të darkës, qetëson muskujt e sistemit të tretjes dhe zhduk gazrat që shkaktojnë fryrjen./a.k/noa.al/