Transmetuar më 16-12-2018, 09:45

Kandilët e nisin jetën e tyre në formë larve që lëviz në ujë në formë spiraleje, e cila pasi gjen diçka ku të ngjitet bën metamorfozën duke u kthyer në një polip dghe jo në anemone detare. Kolonitë e polipeve mund të mbushin një port brenda disa ditëve.

Jeta e kandilit nuk është shumë interesante, por kjo ndryshon kur vjen puna të vdekja e tij. Kjo sepse kur medusa e kandilit të pavdekshëm (Turritopsis dohrnii) vdes, bie në fund të oqeanit dhe nis disintegrimin.

Por çuditërisht qelizat e saj rigrupohen, janë një meduzë e re por në polipe nga të cilat lindin kandilë deti. Kështu kandili rikthehet në një tjetër epokë të evolucionit të tij për të rinisur jetën.

“Kjo ishte mahnitëse për ne,” tha Dr Lisa-ann Gershwin, studiuese e kandilave në Tasmani. “Është një nga zbulimet më të mahnitshme të kohës sonë.”

Por nuk janë vetëm kandilët e pavdekshëm që ‘ngrihen nga hiri’ i tyre. Në 2011, një studiues biologjie në Kinë mbajti një kandil (aurelia aurita) në akuarium. Kur vdiq, trupin e tij e vuri në një tjetër akuarium.

Tre muaj më vonë polipe të rinj të vegjël po rriteshin nga trupi i kandilit të vdekur. Ky rigjenerim është zbuluar në pesë specie kandilësh.

Ky proces rigjenerimi nga vdekja ndodh me një proces të quajtur trans-diferencim qelizor, duke ndryshuar tipin e qelizave për të prodhuar një tjetër plan trupor.

Dr Gershëin thotë se nuk ka zbuluar ende lidhje mes  pavdekshmërisë së kandilave dhe njeriut, por ndoshta një lidhje gjenetike mund të zbulohet së shpejti.