Transmetuar më 16-12-2018, 07:55

Albana Osmani ishte mbrwmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku tregoi edhe për eksperiencat e saj në ekran. Osmani ka moderuar shumë programe, por asnjëherë “Portokallinë”.

Gjatë emisionit, ajo rrëfeu se ka bërë audicione, por nuk e kanë zgjedhur, sepse në vend të saj në atë periudhë kishin marrë Amin, moderatoren e cila më vonë do të bëhej edhe bashkëshortja e Ermal Mamaqit.

Pas pyetjes së Ermal Mamaqit: “Vetëm “Portokallia” të ka ngel pa e eksperimentuar, vetëm aty nuk u bëre prezantuese kurrë”, Albana u përgjigj: “E ke gabim. Unë do isha tek “Portokallia”. Në atë kohë unë sa kisha filluar në një program rinor.

Shkova në audicion, ndërveprova natyrshëm. Nuk e mora vesh rezultatin menjëherë, por vijnë skenaristët dhe më thonë: Do të fillosh te “Portokallia”? Ku di unë, i thashë, unë sapo kam filluar tek ky programi muzikor, mirë më duket.

Mirë dole, je shumë pranë, më thanë. Kaluan nja 2-3 ditë dhe vijnë më takojnë dhe po më shikonin si për gjynah. Ishe shumë pranë, por nuk do ta prezantosh ti “Portokallinë”, më thanë. Në fakt ia dhanë Amit."

“Çfarë? Joooo, ti ke konkurruar kur konkurroi edhe Ami?” – e pyeti Ermali i habitur dhe pas konfirmimit të saj, Ermali iu kthye: “Kjo do të thotë që nëse nuk do ta kishte fituar Ami do ta kishe fituar ti dhe ne do ishim të martuar bashkë? Dhe Albana Osmani pohoi sërish.