Transmetuar më 15-12-2018, 20:39

Arben Imami thotë se do të kishte dhënë dorëheqjen nga kandidatura për anëtar në Këshillin Kombëtar  siç bënë shumë kolegë të tij, por Basha nuk ia dha as këtë kënaqësi, duke e lënë jashtë listave.

E duket se kjo ishte vija e kuqe, e cila e ndau terësisht me kryetarin.

"Po të isha në listën e Këshillit Kombëtar do të kisha bërë të njëjtën gjë që bënë disa kolegë të tjerë. Por kjo është një gjë që duhet ta zgjidhja unë.

Basha e hoqi emrin tim nga lista e Këshillit Kombëtar megjithëse Këshilli Kombëtar i vjetër do të votohej i gjithi së bashku. Pasi ka bërë  të gjitha këto thotë hajde bashkohemi.

Për çfarë të bashkohemi? Nuk më bashkon asgjë me zotin Basha, është përfitues i punës, djersës dhe gjakut të PD. E rrënoi atë parti. Me të personalisht nuk kam asnjë pikë kontakti", u shpreh Imami në Ora News./a.k/noa.al/