Transmetuar më 15-12-2018, 17:57

Kryetarja e  LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur postimit  ironik të kryeministrit Edi Rama, i cili më herët i publikoi një video ku ajo bën një lapsus teksa flet me shifra në një deklaratë për shtyp.

Në kundërpërgjigje të ironisë që Rama ka bërë me lasusin e saj, në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi i vë në dukje gabimin në shkrimin e fjalës “konkurrent”, e cila sipas saj nga ana gramatikore duhej të ishte shkruar “konkurente”.

“Mirë aritmetikën, që e ke mbyllur në klasë të katërt fillore, por të paktën gramatikën ta kishe shfletuar ndonjëherë… P.s: …dhe mos u përpiq të konkurrosh rininë me meme, je shumë i vjetër dhe me humor bajat, që bën për të qeshur vetëm oborrin tënd”-shkruan kryetarja e LSI-së.

Kujtojmë se në postimin e tij, kryeministri ka shkruar se ky është momenti kur “Doktoresha” ia kalon “Artistit”.