Transmetuar më 15-12-2018, 16:51

Drita Keta dhe familja e saj jetojnë në Sopot të Zeqanit, në zonën e Bulqizës. Shtëpia e tyre u shkund dhe dëmtua rëndë nga tërmeti.

Gruaja duhet të kujdeset për gjithçka, edhe për burrin invalid.

Bashkim Keta, kryefamiljari, është invalid dhe lëviz vetëm me ndihmën e gruas. Ai s’ka mundësi të vendosë një gur për të ndërtuar shtëpinë e tij.

Familja Keta, në Bulqizë, po hyn në “zemër” të dimrit brenda vetëm një çadre. Bashkia nuk po e ndihmon, e për këtë arsye, kjo familje në skamje bën thirrje për ndihmë.

“I kam shku dhe më kanë thënë për ne shko nga të duash… edhe në Bashki na përcollën. Ne kërkojmë ndihmë nga shteti. Im shoq është i invalid dhe ne jetojmë vetëm me një asistencë.”-tha gruaja për Top Channel.