Transmetuar më 15-12-2018, 13:43

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar keqaz kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Gjithçka me anë të një video, gjatë një konference të së enjtes së Kryemadhit, ku fliste për amendimet në ligjin për arsimin e lartë, lidhur me protestën e studentëve.

“Ai momenti kur Doktoresha i’a kalon Artistit në aritmetikë, se në gramatikë s’ka konkurrent”, shkruan Rama.

Në video shfaqet momenti i artikulimit me vështirësi të shifrave nga Kryemadhi e cila thotë se shpenzimet buxhetore në arsimin universitar nga 7 miliardë, duhet të kthehen në 14 miliardë lekë.

Ironia e Ramës vjen pak pasi kryetarja e LSI, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Durrës, bëri thirrje që të gjithë t’iu bashkohen të hënën protestës së studentëve. /a.y/noa.al

Kryemadhi: Rama i talli studentët! Të gjithë bashkë të hënën në protestë