Transmetuar më 15-12-2018, 09:36

Vrau burrin duke e qëlluar me thikë, teksa ai flinte. Ngjarja e rëndë ndodhi në Palermo të Italisë, mbrëmjen e kësaj të premteje.

Ishte vetë e dyshuara Salvatrice Spataro, 45 vjeçe, ajo që lajmëroi ndihmën e shpejtë dhe tregoi krimin e kryer.

Gruaja deklaroi se vrasja ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes çiftit, të cilët kanë katër fëmijë. Gruaja u arrestua nga policia, teksa hetimet janë në vijim.

Në momentin e krimit në shtëpi ishin edhe dy fëmijët e çiftit të cilët po flinin, ndërsa dy më të vegjlit ndodheshin te gjyshërit.

Trupi i Pietro Ferrara edhe ai 45 vjeç, u gjet i pajetë, ku mjekët deklaruan vdekjen e tij.

Në momentin e mbërritjes në banesë policia dhe ndihma e shpejtë, gjeti djalin e çiftit të larë në gjak, në tentativë për të përmendur babanë. /a.y/noa.al