Transmetuar më 15-12-2018, 07:58

Humbën tre fëmijët e tyre teksa po iknin në shkollë, të përplasur nga një makinë. Alivia Stahl, 9 vjeçe po shkonte për të kapur autobusin dhe duhet të merrte me vete edhe dy vëllezërit e saj binjakë 6-vjeçar Xzavier dhe Mason Ingle, kur një makinë i përplasi të tre për vdekje, pa arritur të ngjiten në autobus.

Familja asistoi gjithë skenën, pa mundur të bëjë asgjë.

Ata po kalonin një rrugë periferike në Rochester, në shtetin amerikan të Indiana dhe bashkë me ta ishte edhe një fëmijë 11 vjeç, i cili gjithashtu u përplas.

Por për dy vëllezërit dhe motrën e tyre, përplasja ishte fatale, ndërsa fëmija i katërt shpëtoi me dëmtime të lehta.

Në drejtimin e makinës që shkaktoi aksidentin ndodhej një vajzë 24 vjeçe, Alyssa L. Shepherd, e cila deklaroi në polici se nuk i kishte parë fëmijët atë mëngjes 30 tetori.

“Çdo mbrëmje biem të flemë pa puthje dhe përqafime dhe çdo mëngjes zgjohemi me shpresën se ishte një makth. Na mungojnë aq shumë, gjithçka ka ndryshuar përgjithmonë”, thotë nëna Brittany Stahl, shkruan noa.al.

Aktualisht familja po përpiqet që të bëhen ligje më të ashpra për gjithë ata që aksidentojnë në rrugë, duke nisur një fushatë për parandalimin dhe kujdesin në rrugë, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më. /a.y/noa.al