Transmetuar më 14-12-2018, 21:50

Një djalë 3-vjeçar u mbyt brenda një makine larëse pasi motra e tij e mbylli brenda.

Prindërit u zgjuan duke zbuluar tragjedinë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa fëmijët ishin duke luajtur.

Besohet se gjatë lojës së tyre, fëmija më i madh e kishte mbyllur 3-vjeçarin brenda lavatriçes.

Elena Demyanova, zyrtare lokale nga Gubkinskyi në rajonin Yamalo-Nenets të Rusisë, tha se hetuesit e shtetit kanë konstatuar se bashkëshortët gjetën shtratin e djalit të tyre të vogël bosh kur u zgjuan.

Kjo është tragjedia e dytë e tillë në Rusi brenda 10 ditëve. Javën e kaluar një djalë 9 vdiq në rajonin e Kamçatit pasi u bllokua brenda një makine larëse kur ai ishte vetëm në shtëpi pas shkollës.