Transmetuar më 14-12-2018, 21:07

Kryeministri Rama ka ftuar sërish për dialog studentët protestues, të cilët nuk e kanë ndalur reagimin e tyre për 10 ditë me radhë.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video gazmore në Instagram ku shfaqet me fytyrë dhe pjesë të tjera të montuara, duke kërcyer.

Bashkangjitur videos, ai shkruan “jo keq dhe jo keq”.

Më herët ai ka ftuar studentët përmes rrjeteve sociale me forma të ndryshme.

Por ata shprehen të vendosur për të mos dialoguar mbi 8 kërkesat e tyre. /k.k/noa.al/