Transmetuar më 14-12-2018, 18:32

Shiu i meteorëve apo Geminids, ndodh çdo vit kur toka kalon përmes një mase gjigande mbetjesh të një objekti të quajtur 3200 Phaeton.

Sipas NASA-s, shkencëtarët nuk bien tërësisht dakord mbi natyrën e objektit dhe mendojnë se ai mund të jetë një asteroid i afërt me tokën apo një kometë e shuar.

Çdo dhjetor, hiri dhe copëzat e përhapura nga Phaeton, digjen ndërsa ndeshen me atmosferën e tokës duke shkaktuar shiun e yjeve që bien, shpjegon NASA.

Këtë vit, fenomeni ka nisur më 4 dhjetor, por kulmi pritet të enjten dhe të premten. Për ta shijuar sa më mirë fenomenin, NASA rekomandon që njerëzit të gjejnë një vend të errët.

Ata që ndodhen në Britaninë e Madhe, Francën veriore, Belgjikë, Holandë, Gjermaninë perëndimore, Portugali dhe Spanjën perëndimore, do të kenë kushtet më të mira të shikimit.

Pra nëse doni t’i shprehni një dëshirë një ylli që bie, sonte është nata e duhur. Një rrebesh i vërtetë meteorësh pritet të ndriçojë qiellin të premten me deri në 120 yje që bien çdo orë.

NOA Sondazh