Transmetuar më 14-12-2018, 15:16
Bebe Rexha është njëra nga femrat më të kërkuara në tregun muzikor botëror.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha vazhdon të jetë e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme.
Mbrëmë ajo ka performuar në Chicago ku ka falenderuar të gjithë fansat e saj teksa shfaqet duke e shijuar momentin e këndimit.
“Zemra dhe shpirti. Faleminderit Chicago”, shkruan ajo.
Në publikimin e sukseseve të këtij viti, Bebe ishte në mesin e artisteve me më së shumti kërkime në Spotify.