Transmetuar më 12-12-2018, 17:28

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “DH Albania” për dy vepra penale, "Falsifikim dokumentesh" dhe "mashtrim".

Në kallëzim thuhet se kompania "DH Albania" në kushtet e mashtrimit ka paraqitur  dokumente të rreme në lidhje me të dhënat e shoqërisë mëmë Dunwell Haberman në SHBA, si aktin e themelimit dorëzuar në OKB shqiptare ku pretendon se është 25 qershor i 2018 dhe dokumente të tjera, referuar shkresës së ardhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“DH Albania” është kompania që fitoi tenderin në ‘Lotin 1’ te Unaza e Re, por që më pas u pezullua.

Ndëkohë hetime për kompaninë në fjalë po kryhen edhe në SHBA. Më herët Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunwll Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.